Shqiperia U-19 fiton Fiorentinen edhe kalon ne raundin tjeter te LazioCup
- Albania Footballers
- May 26, 2017
- 1 min read

Kombëtarja U19 ka fituar 1-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e tretë në grup të vlefshme për turneun e përvitshëm "Lazio Cup". Goli për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani u shënua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 10-të pjesës së dytë. Lojtari që shënoi për Shqipërinë ishte Samuel Nezha.
U19 ka luajtur shumë mirë dhe ka dominuar në ndeshjen e fundit për grupin D që bëjmë pjesë në këtë turne që zhvillohet në Itali. Rezultatet e kombëtares sonë janë si mëposhte:
23 maj 2017 Shqipëria 0-0 Racing Club Roma
24 maj 2017 Shqipëria 0-1 Cassino
25 maj 2017 Shqipëria 1-0 Fiorentina
Shqiperia kualifikohet ne fazen tjeter te turneut, me fitoren e Racing Club Roma 1-0 Cassino, drejtuesit e turneut hodhen shortin pasi ne ishim me pike te barabarta me Racing Club Roma dhe fati ishte me ne per fazen pasardhese.
Neser kombetarja U19 do te luaje ne oren 15:00 ndaj ekipit Koper te Sllovenise.
Comments