Eros Grezda firmos me Osije
- Albania Footballers
- May 25, 2017
- 1 min read

Eros Grezda ka zyrtarizuar te ardhmen e tij shume shpejte ne merkato, pasi lojtari i kombetares Shqiptare eshte vene nen urdhrat e skuadres Kroate Osijek duke i thene lamtumire Lokomotives se Zagrebit.
Osijek beri nje kampionat te kenaqshem duke siguruar vendin e 4-te ne kampionatin Kroat, nje vend qe te sigurin pjesmarjen ne turin paraeliminator te Europa League, me zyrtaret e skuadres qe duan te bejne levizje te shpejta edhe cilesore ne merkato pasi kane si objektiv kualifikimin per ne fazen e grupeve te Europa League.
Nje prej blerjeve te Osije qe pritet te ndihmoj me se shumti ne kete mision eshte edhe Eros Grezda i cili shenoj 5 gola ne 30 ndeshje te luajtura me Lokomotiven e cila u rendit e 5-ta, 20 pike me pak se Osije.
Kjo pritet te jete nje aventure e re mjaft interesante per Grezden pasi Europa League por edhe Osije do ndihmojne lojtarin 22-vjecar te mare pervoje nga ndeshje te nivelit Europian.
Comments