Sadiku shenon perseri, Lugano 99% ne Europa League
- Albania Footballers
- May 22, 2017
- 1 min read

Armando Sadiku rikthehet ne goli pas 2 javesh pasi shenoj golin e pare ne fitoren e Luganos kunder Vaduz me rezultatin 2-1.
Bomberi Elbasanas ka arritur te gjej rjeten 9 here ne 14 ndeshjet e aktivizuara ne Lugano duke qene nje nga lojtaret me te rendesishem per skuadren e Paolo Tramezzanit ne kete gjysem te dyte sezoni.
Per momentin Lugano gjendet ne vendin e 3-te me 50 pike, 1 pike me shume se Sion edhe 4 me shume se Luzern.
Objektiva e Luganos eshte vendi i 3-te ose i 4-ti qe te dergojne ne Europa League, me te 4-tin qe mund te sigurohet ne ndeshjen e fundjaves kunder Laussane Sport.
Goli i Sadikut kunder Vaduz
Comments