top of page

Kombetarja U-15, Nis Grumbullimi

  • Writer: Albania Footballers
    Albania Footballers
  • May 18, 2017
  • 1 min read

Nisi grumbullimin die në ambjentet e hotel “Tropikal” në Durrës edhe traineri i skuadrës U-15, Eqerem Memushaj, teksa së bashku me stafin e tij bëri me dije përpara mediave, listën me 21 futbollistët e kësaj moshe mazhoranca e të cilëve janë të datëlindjes 2003.

Prej disa muajsh, Memushaj së bashku me grupin e punës dhe me një koordinim të plotë të Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF ka qenë afër seleksionimeve në të gjitha zonat e Shqipërisë dhe në përfundim të këtij procesi sot bëri me dije edhe 21 të përzgjedhurit e parë për këtë grumbullim të tijin të parë. Që gjithsesi nuk do të jetë I vetmi, pasi në Qershor do të ketë sërish një të dytë dhe akoma më tej. Sipas trajnerit të këtij ekipi kombëtar kjo është një moshë kolauduese teksa do të vijojnë sërish fazat e tjera të grumbullimeve ku do të shikohen edhe futbollistë të tjerë.

Në këtë stejxh disa-ditor Memushaj ka planifikuar edhe takime miqësore në një kohë që ky filtër I parë I futbollistëve të grumbulluar ka një shtrirje të skuadrave si: Tirana, Flamurtari, Shkodra, Vllaznia B, Skënderbeu D, Akademia, Partizani, Teuta si dhe ekipe të tjera. Njëherësh Memushaj i kërkoi nëpërmjet kësaj daljeje publike, të gjithë trainerëve që punojnë me këto mosha që të shtojnë predispozicionin për përgatitjen stërvitore për këto mosha.

~FSHF

Lista e 21 Futbollistve

 
 
 

Comments


  • Facebook Social Icon
Follow Us
Search By Tags
Postimet e fundit
Lajme Flash
bottom of page