U Shty ndeshja Kamza-Beselidhja sepse shteti nuk ka Police
- Albania Footballers
- May 13, 2017
- 1 min read

Takimi i planifikuar për tu zhvilluar dije në Kamëz, Kamza-Besëlidhja në oren 14:00 i vlefshëm për Kategorinë e Pare grupi A, nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për një datë tjetër. Organet kompetente të Policisë së Shtetit, nuk e kane marrë përsiper këtë ndeshje për arsye sigurie dhe i kanë sugjeruar zyrtarëve të ndeshjes dhe të dyja skuadrave, zhvillimin e këtij takimi, në javet në vijim. Në bazë te rregullores së aktivitetit, FSHF vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një ditë tjetër, teksa shumë shpejt do të njoftohet zyrtarisht për datën dhe orën e re për këtë ndeshje.
Kjo ndeshje ishte nje ndeshje shum e rendesishme per Kategorine e Pare pasi fituesi do merte bileten per ne Kategorine Superiore vitin qe vjen.
Ne stadium kishte rreth 3.000 tifoz te te dyja skuadrave pa mundur policia ti mare persiper!
Reagimet e te dyja skuadrave pas ketij vendimi nuk ishin te kendshme pasi donin ta zhvillonin ndeshjen. Miqte nga Lezha madje bejne fjal se rregullorja ne raste te ketilla thot qe ndeshja duhet mare ne tavoline me rezultatin 0-3. Por ne kete raste nuk jan Tifozet ose skuadra e Kamzes qe shkaktuan trazira. Thjesht policia e shtetit nuk mori per siper tifozet qe ishin ne stadium. Te gjith tashme presim kur do ta caktoj FSHF-ja kete ndeshje.
Comments