top of page

Partizani Toleron Le Kukesin Kampion

  • Writer: Albania Footballers
    Albania Footballers
  • May 11, 2017
  • 2 min read

Partizani ka lene 2 pike te arta ne stadiumin Selman Stermasi pasi ka dale barazim pa gola me Lacin edhe keshtu mbetet 2 pike mbrapa Kukesit kryesues duke bere shume te veshtire ceshtjen e titullit pasi ngelet ne vendin e trete.

Jo vetem Kukesi por tani edhe Skenderbeu gjendet mbi Partizan me 1 pike me shume me titullin qe largohet nga kryeqyteti 3 ndeshje para perfundimit te kampionatit.

Ne emisionin e njohur "Fiks Fare" Partizani edhe Kukesi perfshihen ne nje debat per "tolerim" nga ana e Partizan-it per ti lene Kampionatin skuadres Kuksiane.

Pergjigja e Partizan pas kesaj video-je

"Në lidhje me Skandalin e publikuar në emisionin Fiks Fare. I bëjmë me dije FSHF-së, që materiali pasi është provuar për vërtetësinë e tij, patjetër që do t’i dërgohet prokurorisë. Por institucioni i futbollit, përvecse të distancohet nga ky skandal apo të na këshillojë rrugën që duhet ndjekim duhet të VEPROJË. Materiali, përmban emra dhe persona konkretë! Hetimi penal vazhdon, por ky material duhet të jetë edhe një çështje që duhet shqyrtuar nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Të jetë ky Komision, që pasi do të shqyrtojë faktet dhe emrat e përmendur, të vendosë nëse ka rethana për të marrë një vendim. Federata duhet të veprojë nëpërmjet komisioneve, të tregojë vullnetin e saj, në një çështje që i shërben të gjithëve, jo të hiqet mënjanë për të bërë deklarata distancuese. Ne si klub do të ofrojmë gjithë materialet e nevojshme që disponojmë, për cilndo person të përfshirë, për të parë ku rezulton, apo ku është i përfshirë. Na vjen mirë që edhe FSHF është e vendosur për mbrojtjen e pastërtisë së lojës, por kjo kërkon më shumë veprime konkrete, sesa deklarata distancuese."

Video nga emisioni "Fiks Fare"

Video me rastet me te mire nga ndeshja Partizani - Laci 0-0

 
 
 

Comments


  • Facebook Social Icon
Follow Us
Search By Tags
Postimet e fundit
Lajme Flash
bottom of page